Një i ri është goditur me pistoletë dhe më pas është grabitur. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, në rrugën “3 Dëshmorët”.
Burime policore thanë për Syri.net se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, ku i riu me inicialet J. K., është ndjekur dhe qëlluar me qytën e pistoletës në kokë.

Më pas, personat ende të paidentifikuar, e kanë grabitur të riun, duke i marrë telefonin dhe një varëse floriri që kishte në qafë.

22-vjeçari me inicialet J. K., është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa burime nga policia thanë se janë duke punuar për identifikimin e autorëve të kësaj grabitjeje.