Policia greke ka njoftuar autoritetet shqiptare se e ka gjetur vajzën në Kostur nën shoqërinë e Gentian Zogut.

Vajza e mitur do të dëbohet në Shqipërisë, kurse 33-vjeçari Zogu mësohet se është ndaluar nga policia greke.

Sipas burimeve, mësohet se Zogu e ka mbajtur vajzën dy ditë në shtëpinë e tij në Gramsh dhe me pas kanë kaluar kufirin në mënyrë ilegale nga mali.

Ndërkohë, policia vijon hetimet edhe për rastin e I. K., 15 vjeçe e cila u zhduk mesnatën e 7 korrikut dhe u gjet pasditen e sotme në një furgon në Gjirokastër.