Policia e Korçës bën me dije se gjatë ditës së sotme në Urgjencën e Spitalit Korçë është çuar nga familjarët e tij, trupi i pajetë i shtetasit D. Xh rreth 60 vjeç, banues në fshatin Drenovë.

Nga të dhënat paraprake, si edhe nga deklarimet e familjarëve të tij dyshohet se ky shtetas, ka qenë duke prerë dru në mal dhe aksidentalisht ka rënë nga një lartësi, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.

U ngrit grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.