Per t’u bere Mjek, Stomatolog apo Farmacist, nuk do te jete me e thjeshte. Pas shume vitesh, Universiteti i Mjekësisë vendos kritere shume te forta pranimi. Vetëm kandidatet me mesatare mbi 8.5 mund te synojnë degët e mjekësisë. Por sipas te gjitha gjasave, pranimet nuk do te arrijnë deri ne kete nivel. Rektori, Arben Gjata, tregon se referuar kuotave qe kete vit jane reduktuar, mjekësinë dhe degët e tjera kane shanse ta fitojnë vetëm maturantet ekselente. Universiteti i Mjekësisë do te pranoje 240 kandidate. Ka nje ulje te pranimeve veçanërisht ne degën e Farmacisë. Ne lidhje me tarifën e shkollimit është vendosur qe ajo te mos ndryshoje te paktën per ketë vit, duke mbetur ne vlerën e 50 mije lekeve te rinj. Drejtues te Universitetit te Mjekësisë, nuk përjashtojnë mundësinë e rikthimit te konkurseve vitin e ardhshëm, per përzgjedhjen e me te mirëve.