Ndalohet tregtimi i mishit të gjedhit dhe të imtave në Korçë. Në asnjë markatë apo dyqan nuk lejohet shitja i asnjë lloj mishi, përveç atij të derrit.Përhapja e infeksionit dermatoza modulare ka bërë që të shtohen kontrollet dhe jo vetëm në treg, por edhe dyqane.
Pas masave për parandalimin e tregtimit të bagëtive të gjalla në Korçë janë rritur edhe masat sa i takon shitjes së mishit të lopës dhe viçit për qytetarët. Gjithashtu janë mbyllur thertoret dhe i vetmi vend ku mund të gjendet pak mish, janë njësite e tregtimit, të cilat kanë mish te mbetur dhe të kontrolluar.