“Dy nga dhjetë projektet janë gati dhe mund të fillojë implementimi. Për këtë duhet t’i përgëzoj kolegët në Beograd dhe Prishtinë, ku njeri nga ato projekte është autostrada Nish-Prishtinë”, ka thënë Svilanoviq.

Sekretari gjeneral i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Goran Svilanoviq ka theksuar sot se është shumë e rëndësishme që mjetet për projekte, të cilat janë iniciuar në kuadër të Procesit të Berlinit, të jenë të gatshme në mënyrë që mos të ketë vonesa në implementim.

“Dy nga dhjetë projektet janë gati dhe mund të fillojë implementimi. Për këtë duhet t’i përgëzoj kolegët në Beograd dhe Prishtinë, ku njeri nga ato projekte është autostrada Nish-Prishtinë”, ka thënë Svilanoviq, transmeton lajmi.

Mjetet për këtë autostradë janë siguruar nga Bashkimi Evropian dhe ishin premtuar qysh para dy vitesh.

Të kujtojmë se në Paris po mbahen Samiti i liderëve të Ballkanit ku do të diskutohet për projektet financiare për ndërlidhjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë samit, që është vazhdimësi e atyre të Berlinit dhe Vjenës, po merr pjesë edhe kryeministrit kosovar, Isa Mustafa.