Komisioni për monitorimin e fushatës së korrje-shirjeve ka mbajtur sot mbledhjen e parë për këtë vit, me ç‘rast ka diskutuar për përgatitjet që po bëjnë komunat dhe fermerët kultivues të drithërave për nisjen e korrje-shirjeve
Në takim u tha se tashmë fushata ka nisur me një intensitet të lehtë në Suharekë dhe Prizren dhe në ditët në vazhdim pritet të fillojë edhe në komunat e tjera.

Gjithashtu, sipas informatave që komisioni ka marrë nga komunat, janë diku rreth 90 mijë hektarë të kultivuara me drithëra dhe rreth 84500 prej tyre vetëm grurë.

Këtë vit, për shkak edhe të kushteve atmosferike dhe por edhe një kujdesi më të shtuar të fermerëve gruri është në gjendje të mirë dhe pritjet janë që rendimentet të jenë më të larta sesa në vitin e kaluar.

Komisioni ka bërë apel tek komunat që ende nuk kanë nisur fushatën e korrje-shirjeve, këtë ta bëjnë me kujdes, pasi të kenë parë se gruri ka arritur pjekjen e mjaftueshme.