Rendohet bilanci i sulmit terrorist te ndodhur ne aeroportin e Stambollit mbrëmjen e se martës. Numri i viktimave ka arritur ne te paktën 36, ndërsa rreth 150 jane te plagosurit. Tre terroriste te armatosur me kallashnikov hapen zjarr e zonën e mbërritjeve ne aeroport dhe pas përplasjes me policinë, shpërthyen veten. Dyshohet per nje grup prej 7 personash, nje prej te cilëve është arrestuar, ndërsa tre te tjerë kane arritur te largohen. Sipas hetimeve te para, besohet se pas sulmit qëndron Shteti Islamik, ndërsa kurdët përjashtuan përfshirjen ne kete sulm. Ne Turqi ndodhet kryeministri Rama, qe sot do te takohet me presidentin Erdoan.