Sipas informatave paraprake thuhet se helikopteri në të cilën kishte edhe zyrtarë të lartë të ushtrisë turke, ra në fshatrat e pabanuara Tohumluk, në afërsi të qytetit Yaglidere, pranë qytetit të Giresun në bregun e Detit të Zi.

Në afërsi të fshatit Tohumluk në Yaglidere të Giresunit, një qytet në verilindje të Turqisë, është rrëzuar një helikopter ushtarak, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informatave paraprake thuhet se helikopteri në të cilën kishte edhe zyrtarë të lartë të ushtrisë turke, ra në fshatrat e pabanuara Tohumluk, në afërsi të qytetit Yaglidere, pranë qytetit të Giresun në bregun e Detit të Zi.

Pas raportimeve për rënien e helikopterit menjëherë në vendngjarje janë dërguar skuadra të shpëtimit dhe ekipe mjekësore. Krahas tyre edhe Prefekti i Giresun, Hasan Karahan.

Ndërkohë, në Giresun, për shkak të pushimeve të Bajramit, është Zëvendëskryeministri, Nurettin Canik.

Canik ka zhvilluar një takim urgjent në Komandën e xhandarmërisë lokale. Takimi është zhvilluar pa praninë e mediave. Ndërkohë Canik pas mbledhjes thuhet se është nisur drejt vendgjarjes.