Çeshtja Brexit ndezi debatin ne Parlamentin Europian. Kreu i Komisionit European Jean-Claude Juncker i beri thirrje Britanise te qartësoje pozicionin e saj sa me shpejt qe te jete e mundur. Ndonëse ajo dhe Bashkimi Europian mbeten miq, paqartësitë duhen shmangur.

Jean Claude Juncker: Duhet te qartësojmë sa me shpejt situaten. Nuk mund te lejojmë nje periudhe te gjate paqartësie. Nuk mund te kete negociata sekrete. Pa njoftim, nuk ka negociata. Nuk është koha për ndarjen e BE-se, ëndrra evropiane do te vazhdoje.

Ndersa Junker tha se duhet respektuar vullneti i popullit, lideri i partisë UKIP, Farage, nje nga kryesuesit e fushatës per largim, nuk i kurseu duartrokitjet. Kjo shkaktoi reagimin e Juncker.

Jean Claude Juncker: Ju luftuat per te dale nga unioni, njerëzit votuan ne favor te daljes. Pse jeni ketu?

Edhe Manfred Weber, kreu i grupit te Partive Popullore Europiane, iu drejtua ashpër Farage.

Manfred Weber: Gënjeshtaret me te mëdhenj mund te gjenden mes anëtareve te UKIP. Farazh ka premtuar te financoje shërbimet shëndetësore me paratë e marra nga kontributet e BE. Kërkoju falje britanikeve, turp te kesh. Mjaft me kete goditje populiste. Koha e qetësisë mori fund. Duhet te përpiqemi per projektin tone europian.

Por Farazh u kundërpërgjigj.

Nigel Farage: Ai qe ndodhi ishte nje rezultat sizmik. Britania nuk do te jete shteti i fundit qe largohet nga BE. Ju nuk e pranoni se monedha juaj po dështon. Ju keni vendosur mbi njerëzit nje union politik me vjedhje dhe mashtrim

Gjate debatit, nje pjese e zemërimit te deputeteve ishte kundër Faraxh, qe u akuzua se po përdorte propaganda naziste. Nga ana tjeter, kancelarja Merkel doli përpara ligjvënësve gjermane po per çështjen e Brexit.

Angela Merkel: Nese nje vend vendos te largohet nga BE, nuk mund te mbaje privilegjet. Per te pasur akses ne tregun e lire, duhet te respektohen vlerat e unionit. I takon Britanise te vendose ta formesoje te ardhmen me Europen, por bisedimet duhet te nisin vetem kur te aktivizohet neni 50. Gjate kohes qe bisedimet vazhdojnë, Gjermania mbetet anetare me te drejta dhe përgjegjësi te plota.

Ndërkaq, kryeministri Cameron do te takohet per here te pare qe pas referendumit me liderët e BE ne Bruksel, por diten e mërkure, ai nuk do te jete me pjese e bisedimeve.