Ndërhyrja ushtarake ne Irak ne vitin 2003 mund te shmangej, pasi nuk ishin konsumuar te gjitha opsionet paqesore dhe ish diktatori Sadam Husein nuk perbente asokohe rrezik te pashmangshëm. Keto jane përfundimet e nje raporti te publikuar nga nje komision hetimor ne Britani, per pjesëmarrjen e vendit ne luftën qe çoi ne rrëzimin e regjimit te Husein. I ashtuquajturi “Chilcot Report” eshte hartuar pas 7 vjetësh hetim dhe thekson se nje strategji qe do te mbante nen kontroll ish liderin iraken ishte e mundur. Por policia u bazua ne vlerësime dhe informacione te pavërteta te shërbimeve sekrete.

John Chilcot: Arritëm ne përfundimin se vendimi i Britanise per t’iu bashkuar pushtimit te Irakut erdhi përpara se te konsumoheshin opsionet paqesore. Ndërhyrja e armatosur nuk ishte e vetmja zgjidhje, pasi ka pasur alternative te tjera paqësore. Do te ishte me mire te vazhdohej me strategjinë e frenimit dhe te vazhdonte inspektimi dhe monitorimi, pasi ne vitin 2003 Sadam Husein nuk përbente rrezik imediat.

Sipas John Chilcot, qe prezantoi ne Londer konkluzionet e raportit, ish-kryeministri britanik Tony Blair kishte mbivlerësuar aftësinë per te ndikuar ne vendimet amerikane persa i përket Irakut. Pushtimi i Irakut argumentohej me zotërimin e armeve te shkatërrimit ne mase nga regjimi i Bagdadit, por ne fakt keto arme nuk u gjeten kurre. Planet ku mbështetej sulmi ishin te papërshtatshme, ashtu si përgatitja e forcave britanike dhe aktitiveti i sherbimeve secrete . Edhe baza juridike ku do te mbeshtetej nderhyrja nuk ishte e kenaqshme . Raporti vlereson se sjellja e Britanise se Madhe dhe SHBA kane minuar autoritetin e Keshillit te Sigurimit. Edhe pasojat shkaterrimtare te luftes, kaosi dhe perplasjet mes fraksioneve mund te parashikoheshin.

Pas publikimit te konkluzioneve, ish kryeministri Bler u pergjigj se vendimin per te hyre ne lufte e kishte marre, duke besuar se ishte ne te mire te interesit te vendit. Ndersa kryeministri David Cameron qe votoi ne favor te nderhyrjes ushtarake ne Irak kur ishte deputet ne partine Konservatore, deklaroi se eshte e rendesishme qe nga hetimi per Irakun te nxirren mesime per te ardhmen.