Silvio Berlusconi zgjodhi ditën e daljes nga spitali ku o operua ne zemër per te dhëne nje lajm te rendesishem. Pas 30 vitesh bosi i klubit te Milanit ka shituar 80% te aksioneve nje grupi miliarderësh nga Kina per 760 milion euro, përfshire edhe borxhet. Një lajm qe ne fakt pritej te dilte vetëm nga goja e tij pasi prej kohesh mediat italiane kane zbuluar planin e Berlusconit per t’u larguar nga drejtimi i kuqezinjve. Nje ekip të cilin e financoi për 30 vjet e të cilin me 28 trofe te fituar e kthyer ne një nga me të mirët në Europe dhe Bote.

“Mendoj qe zgjedhja qe kam bere është e rëndësishme. Ajo per t’ia dorëzuar Milanin atyre qe janë te gatshëm te investojnë per kete klub dhe per ta kthyer protagoniste ne Europe dhe te heqë dore nga çdo pretendim i imi per te përfituar ne aspektin personal me qëllimin e mire ne interes te skuadrës dhe premtimit te tyre se do te shpenzojnë 400 mln euro ne dy vitet e ardhshme per ringritjen e ekipit”.

Zyrtarizmi i marrëveshjes do te behet ne datën 12 korrik, ndërsa edhe merkato per trajnerin Montela pritet te jete e fuqishme. Ndërrimi i pronësisë gëzon padiskutim te gjithë tifozët e Milanit, te cilët presin rikthimin e ekipit ne mesin e me te mirëve, aty ku ne fakt e dërgoi dhe e mbajti per kaq shume vite Silvio Berlusconi, presidenti me fitues i historisë se futbollit me 28 trofe, ku spikasin 5 liga kampionesh dhe 8 kampionate italiane.