Kancelarja gjermane Angela Merkel ka konfirmuar se në mesin e refugjatëve që vijnë në Evropë nga Siria janë edhe terroristë.

Ajo ka deklaruar se ata janë kontrabanduar në Evropë dhe se janë në mesin e njerëzve që kërkojnë azil.

Politika e kancelares gjermane “dyert e hapura” shpesh ka qenë në cak të kritikave. Në Gjermani gjatë vitit që shkoi kanë arritur më shumë se një milion refugjatë, nga të cilët shumica nga ta janë nga Siria.