Tashme është zyrtare, reforma ne drejtësi, do te votohet ne 21 korrik. Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste per Integrim, kane votuar ne bllok, per te futur ne kalendarin e punimeve te kuvendit, ndryshimet kushtetuese dhe 7 ligjet e reformës, pavarësisht votës kundër te opozitës. Por data 21 korrik është përcaktuar si afati i fundit per miratimin e reformës edhe nga Ambasada Amerikane dhe si per te theksuar rëndësinë e këtij momenti, sot deputeteve iu është shpërndarë kushtetuta e re ku është integruar reforma ne drejtësi; botimi i se cilës është mundësuar nga Ambasada Amerikane. E pavarësisht këtyre zhvillimeve opozita vazhdon t’i qëndroje kërkesës se saj per zbatimin e rekomandimit nr 88 te Komisionit te Venecias, i cili sipas ish-kryeministrit Sali Berisha është kushti i vetëm i opozitës. Me votimin e sotëm, mazhoranca dhe opozita kane 3 jave kohe per te gjetur konsensusin për miratimin e reformës ne drejtësi.