Partia Socialiste feston 25-vjetorin e themelimit të saj. Themelues, deputetë, veteranë dhe krerë të partive aleate iu bashkuan festës së socialistëve në selinë rozë.

Kreu i kësaj force politike, Edi Rama, ka ndarë me të pranishmit përvojën e tij 10-vjeçare në drejtimin e Partisë Socialiste.

Rama e cilësoi PS-në si partinë që përtej të gjitha vështirësive është forca që garanton ndryshimin.

Në fjalimin e tij, Rama foli edhe per pakënaqësitë e deputeteve apo anëtare te tjerë te Partisë Socialiste.

Edhe pse nuk e përmendi në emër Fatos Nanon, Edi Rama rezervoi në fund të fjalës së tij një falënderim për të gjithë figurat themeluese apo aktive të partisë që nuk ishin të pranishëm në festë.

Fjalën e tij Edi Rama e mbylli me një urim mjaft tradicional për socialistët.