Per te dytën dite me radhe Partia Demokratike ka zgjedhur te mos komentoje formulën e propozuar nga ndihmës sekretarja amerikane e shtetit Viktoria Nuland per reformën ne drejtësi. Vendimi i opozitës është qe te mos beje asnjë deklarate persa kohe qe negociatat vazhdojnë, edhe pse kjo situate pritet te përfundoje te mërkurën, kur opozitës i duhet te dale me nje qëndrim te qarte per formulën e amerikaneve; nëse e pranon apo jo. E ndërsa kampi opozitar hesht, mazhoranca ka vazhduar mbledhjet e komisionit per reformën ne drejtësi e sigurt se deri te premten do te përfundoje shqyrtimi i paketës prej 7 ligjesh qe nevojitet per te bere funksionale reformën. Pavarësisht punës se bere ne javët e fundit maxhoranca është e gatshme qe te rishikoje draftet kur opozita e kthehet ne komision. Nje dite me pare kryetari i PD Lulzim Basha u kërkoi eksperteve demokrate te fillonin shqyrtimin e 7 ligjeve te reformës ne drejtësi per te qene gati ne rast se negociatat rezultojnë te suksesshme dhe ndryshimet kushtetuese votohen me konsensus.