Vetëm pak minuta pas përfundimit te takimit te tre politikaneve, ne ambientet e kryesisë se kuvendit, kane mbërritur negociatoret Engjell Agaci, Oerd Bylykbashi e Ylli Manjani, te cilet kane filluar përpjekjet per te gjetur nje marrëveshje. Pjese e negociatave jane bere edhe ekspertet e EURALIUS dhe OPDAT. Ashtu siç eshte rene dakord ne tryezën politike, negociatoret duhet te diskutojnë mbi propozimin hibrid te Nuland dhe rekomandimet e Komisionit te Venecias, per te gjetur formulën e kompromisit. E vetmja pike per te cilen mazhoranca dhe opozita, nuk bien dakord është roli i ndërkombëtareve ne procesin e Vetingut. Demokratet i referohen Venecias kur këmbëngulin se operacioni ndërkombëtar i monitorimit, nuk mund te kete kompetenca vendimmarrëse, ndërkohe qe socialistet theksojnë se procesi i Vetingut, duhet te behet nga faktori ndërkombëtar. Pas 3 ditësh, reforma do te votohet ne parlament, kështu qe ky është shansi i fundit qe partitë kane per kompromis.