Jo rrallë herë sytë konsiderohen si një hartë për problemet dhe shqetësimet tona. Jo vetëm shërbejnë si një pasqyrë për të njohur gjendjen shpirtërore dhe emocionet e çastit, por mund të zbulojnë edhe më shumë rreth problemeve të ndryshme shëndetësore.

Zhdukja e vetullave tregon për probleme me gjëndrat tiroide, sytë e "lagësht" paraqesin infeksione, e bardha e syve me ngjyrë të verdhë për problemet me mëlçinë, ndërsa ndjeshmëria në dritë flet për çrregullimet në imunitet.

Bebëzat e çrregullta - çrregullimet me bebëza paralajmërojnë rrezikun nga sulmi në tru apo tumor.

Sytë e thatë të ndjeshëm në dritë – Nëse sytë tuaj janë gjithmonë të thatë dhe të ndjeshëm në dritë, kjo mund të jetë shenjë e një çrregullimi kronik të sistemit të imunitetit të ashtuquajtur sindroma Sjorgen, i cili dëmton funksionimin e gjëndrave në sy dhe gojë.

Sytë e mjegulluar - Shikimin e turbullt dhe retinën e mjegulluar i shkakton mjegullimi i thjerrëzës brenda syrit, ndërsa problemi mund të zgjidhet me një operacion të thjeshtë. Kjo sëmundje është karakteristike për njerëzit më të moshuar, ndërsa tek të rinjtë më së shpeshti është efekt anësor i diabetit, tumoreve dhe ilaçeve.

Kruajtja - Sytë dhe zona rreth syve është jashtëzakonisht e ndjeshme në infeksione dhe alergji. Kruajtja e syve më së shpeshti është pasojë e alergjive në pluhur, qimet e kafshëve shtëpiake, por edhe grimcave të ajrit.

Fryrja - Nëse sytë i keni të fryrë kjo mund të jetë shenjë e mungesës kronike të gjumit.

Sytë e skuqur - Sytë e skuqur dhe enët e pëlcitura të gjakut janë shenjë e tensionit të lartë, i cili rrit rrezikun nga sulmi në tru.