Konsumimi i makaronave nuk sjell shtim në peshë, madje mund t’ju ndihmojë në uljen e shanseve për obezitet. Ky është përfundimi i një studimi të ri italian.

Për shekuj dietat mesdhetare kanë gëzuar statusin si regjime të shëndetshme, por vitet e fundit gjithmonë e më shumë njerëz kanë përjashtuar makaronat nga regjimi i tyre, me frikën se mund të shëndoshen.

Një studim i kryer në më shumë se 23,000 njerëz ka treguar, se hipoteza që konsumimi i makaronave është i lidhur dhe vendosjen e sasive të dhjamit në pjesën e belit dhe fundshpinë nuk është e vërtetë, madje konsumimi i pastës ndihmon në një menaxhimi të mirë të peshës trupore, ashtu siç bëjnë dhe shumë ushqime të dietës mesdhetare

Sipas të dhënave shijimi i pastës varet nga individët, por ky ushqim ndihmon në një masë trupore të shëndetshme dhe në një raport më të mirë në perimetrin e belit.