Anais Lika, aktorja e njohur e spektaklit “E diell” në Top Channel, dhe mbesa e motrave Inis dhe Ingrit Gjoni, pak ditë më parë u vu në qendër të mediave si e dashura e re e futbollistit të Kombëtares, Taulant Xhakës.

Dy vite pas ndarjes nga e fejuara Dorina Podrimja, Taulant Xhaka, duket se ka gjetur sërish dashurinë tek aktorja bukuroshe, shkruan Revista Class.

Suplementi “Bluetooth” zbuloi disa foto fundjavën e shkuar të aktores me futbollistin gjatë festës së Kombëtares të premten në mbrëmje.

Por mbrëmjen e sotme, Anais, e ftuar në programin “Procesi sportiv”, e ngacmuar nga drejtuesi Edi Manushi për thashethemet e ditëve të fundit, tha se “nuk them as po, as jo”. Ndërsa Manushi e pyet për tatuazhin me një XH që ka në dorë, Anais the se germat në tatuazhin e saj janë të motrës dhe të vëllait, por për lidhjen me Xhakën, ajo tha se “ku ka zë, s’është pa gjë”.

A është vërtetë në një romancë Anais me Xhakën?