Sot, reperi Mozzik dhe këngëtari Enis Bytyqi kanë publikuar këngën e tyre, të titlluar ‘M’ra pika’.

Dyshja kanë sjellë një videoklip me plot femra seksi, ku reperi Mozzik shihet duke ikur vazhdimisht nga vajzat, të cilat e ndjekin nga pas, shkruan Bota Sot.

Por, fillimi i këngës ku Mozzik thotë ‘Kush i la çikat jashtë?”, e më pas dëgjohen pasthirrma të qnve, përpos që krahason femrat me qentë, ngjason edhe me këngën ‘Who let the dogs out’ nga Baha Men.

E përpos këngës, videoklipi ngjason me videoklipin e këngëtares Nora istrefi bashkë me grupin TDS, kënga ‘Ka je’, në vitin 2011, transmeton Bota Sot.

Në klip, Nora ikën nga reperët, teksa ata e ndjekin nga pas, ndërsa ajo gjen mënyra për tu fshehur, që janë përdorur edhe në klip nga Mozzik.

Për më shumë shihni videot e mëposhtme dhe vëreni ngjashmëritë .