Pas 3 këngëve që u kthyen njëra pas tjetrës në hite të padiskutueshme, këngëtari i mirënjohur duket se ka bërë gati të radhës. Në mënyrë tërësisht të papritur ai lajmëroi nëpërmjet Insta do të publikojë këngën e tij të re, me titull “Ëngjëll”.

Nuk dihet asgjë më shumë, por duke marrë shkas nga emoji me zemrën e Kupidit, besojmë se brenda do të ketë shumë dashuri. Pas “Unë dhe Ti”, “Kam Nevojë” dhe “Duart Lart”, të gjitha shumë të ndryshme si në rrymë ashtu dhe në stil nga njëra tjetra, pyesim veten se ç’do të sjellë këtë radhë. Tik-tak...nuk do presim shumë.