Korçaret e Skënderbeut, nuk do te marrin pjese përfundimisht kete sezon ne UEFA Champions League. Paneli i CAS te Losanes, e ka hedhur poshtë ankesën e klubit shqiptar ndaj UEFA-s per vendimin e dhëne ne 1 qershor te këtij viti.Vendimi është bere publik ne faqen e Gjykates se Arbitrazhit Sportiv, e cila kishte pranuar te shqyrtonte ankesën e Skënderbeut kundër vendimit te UEFA-s. Skënderbeu ishte duke kërkuar nje vendim te drejte nga CAS për te përmbysur ate te UEFA-s, e cila e kishte dënuar pas nje hetim per fiksim te ndeshjeve. Palët kishin rene dakord per nje procedure te përshpejtuar arbitrazhi ne seancën e 4 korrikut. Kampionet e Shqipërisë, nuk do te zëvendësohen me nje klub tjetër shqiptar, ndërsa hungarezet e Ferencvarosh kualifikohen automatikisht. A.N