Avioni eksperimental qe furnizohet me energji diellore, Solar Impulse, kaloi me sukses Oqeanin Paqësor dhe zbriti ne nje piste ne Kaliforni. Ai ishte ngritur qe prej se enjtes nga Hawai per te kryer etapën e nëntë te udhëtimit te tij, te nisur nga Abu Dabi marsin e vitit te kaluar. Ky udhëtim erdhi pas nje ndërprerjeje prej 8 muajsh, qe iu deshën per te riparuar bateritë e tejngrohura. Me pare, dy pilotet zvicerane te avionit kishin fluturuar mbi Oman, Indi, Myanmar, Kine e Japoni. Prej këtej nisi udhëtimi per te Hawai qe zgjati pese dite e pese nete, duke shënuar nje rekord per fluturimin me te gjate pa ndalesa. Pilotet synojnë te fluturojnë ne gjithë SHBA, ne fund New Jorkun deri ne fillim te qershorit, përpara se te kalojnë oqeanin Atlantik. Piloti Bertrand Piccard e përshkroi udhëtimin si nje nga përvojat e tij me fantastike ndërsa parashikon se pas 50 vjetësh avionët elektrike do te transportojnë deri ne 50 njerëz